Shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Eyal Zamir, thotë se po “kalojnë në fazën tjetër të operacionit” kundër Iranit, duke këmbëngulur se kjo do të “çmontojë më tej regjimin dhe kapacitetet e tij ushtarake”, raporton agjencia “BBC”.
Shefi i shtabit i IDF-së, Eyal Zamir, thotë se Izraeli dhe SHBA-ja kanë qenë duke e “izoluar strategjikisht” Iranin dhe duke e sjellë atë në një pikë dobësie “si asnjëherë më parë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi thotë se për gjashtë ditë Izraeli ka goditur Iranin “pa ndërprerje” dhe se “operacioni po vazhdon me ritmin që ne e kishim planifikuar”.
“Pas përfundimit të fazës së sulmit të befasishëm, në të cilën vendosëm epërsi ajrore dhe shtypëm sistemin e raketave balistike, tani po kalojmë në fazën tjetër të operacionit. Në këtë fazë, ne do të çmontojmë më tej regjimin dhe kapacitetet e tij ushtarake. Kemi surpriza të tjera përpara të cilat nuk kam ndërmend t’i zbuloj”.
Ai më pas kaloi te gjendja në Liban, duke thënë se Hezbollah bëri “një gabim strategjik” duke iu bashkuar luftimeve dhe se Izraeli po “godet me forcë, në vijën e frontit dhe më thellë në Liban”.