Kancelari austriak, Karl Nehammer, ka zhvilluar një bisedë telefonike “shumë miqësore dhe largpamëse” me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.
Nehammer në një postim në platformën X ka shkruar se të dy kanë biseduar tema të tilla si siguria energjetike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Në bisedën e së hënës në mbrëmje, e kam uruar Trumpin për fitoren presidenciale dhe kemi diskutuar tema kryesore siç është siguria energjetike, bashkëpunimi ekonomik dhe i mbrojtjes”, ka shkruar ai, duke shtuar se mezi e pret thellimin e lidhjeve midis vendeve, raporton Reuters.
Nehammer e ka uruar Trumpin pak pas projektimit të fitores së kandidatit republikan nga Fox News kundër demokrates, Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së këtë vit.