Katër persona janë plagosur në një sulm me veturë dhe me thikë në një sinagogë në Manchester, të enjten.
I dyshuari për sulmin është qëlluar nga policia, raporton BBC.
Kryetari i Bashkisë së Manchesterit të Madh, Andy Burnham, ka thënë se i dyshuari besohet të jetë i vdekur.
Policia është thirrur në Sinagogën e Kongregacionit Hebraik të Heaton Park në orën 9:31 të enjten nga një qytetar, i cili kishte parë një veturë që po drejtohej drejt pjesëtarëve të publikut dhe një burrë që ishte therur me thikë.
Dy të vdekur dhe tre të tjerë në gjendje të rëndë nga sulmi në Manchester
Dy persona kanë vdekur nga sulmi me veturë dhe me thikë në një sinagogë të Manchesterit të enjten, ka bërë të ditur policia.
Tre persona të tjerë raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Fillimisht u raportuar për katër të plagosur.
I dyshuari për sulmin është po ashtu i vdekur pasi është qëlluar nga policia.
Nuk dihet ende motivi i sulmit.