Ka shkuar në nëntë numri i të vrarëve nga sulmi i armatosur në një shkollë në Turqi të mërkurën, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Turqisë, Mustafa Çiftçi, transmeton “BBC”.
Në mesin e viktimave janë të paktën tetë nxënës dhe një mësues. Po ashtu disa janë lënduar në sulmin në shkollën e mesme “Ayser Calik” në Kahramanmarash.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryebashkiaku Mukerren Unluer, ka bërë të ditur se është vrarë edhe personi që kreu sulmin.
Ky sulm erdhi vetëm një ditë pasi 16 persona u plagosën kur një ish-nxënës shtiu me armë në një shkollë të mesme, po ashtu në jug të Turqisë, para se ta vriste veten.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Çiftçi tha se 13 persona janë plagosur në sulmin e të mërkurës, prej tyre gjashtë në gjendje kritike.
Motivet e sulmit ende nuk dihen, ndërsa mediat raportuan se personi që kreu krimin ishte një tinejxher, që u fut në dy klasa shkolla dhe kishte pesë armë zjarri dhe shtatë karikatorë të mbushur me plumba. Kryebashkiaku Unluer tha se armët i takonin babait të tij, një ish-polic.
Sërish sulm i armatosur në një shkollë në Turqi, katër të vrarë
Në Kahramanmarash u dëgjuan të shtëna armësh në një shkollë të mesme të ulët. Guvernatori i Kahranmarashit, Mukerrem Unluer, njoftoi se janë 4 viktima dhe 20 të plagosur. Ministri i Arsimit Kombëtar Yusuf Tekin dhe Ministri i Brendshëm Mustafa Çiftçi, njoftohet se janë nisur drejt zonës.
Guvernatori i Kahramanmarashit, Mukerrem Unluer, tha se motivet e sulmit nuk dihen ende.
"Kemi 4 viktima. 1 është mësues dhe 3 janë nxënës. Nga 20 të plagosurit, 4 janë në gjendje të rëndë dhe po operohen. Punimet tona po vazhdojnë. Nuk ka sulm ndaj ndonjë shkolle tjetër. Në rrjetet sociale po qarkullojnë lajme të tilla. Sulmuesi në atë kaos qëlloi veten dhe u vra. Është nxënës i klasës së 8-të. Është nxënës i shkollës sonë. Babai i tij është ish-punonjës i policisë. Mendojmë se ai ka marrë armët e tij. Ka ardhur me 5 armë dhe 7 karikatorë. Ka hyrë në dy klasa”, ka thënë ai, shkruan portali turk, Hyrriyet.

Edhe të martën një ish-nxënës ka hapur zjarr në një shkollë të mesme në juglindje të Turqisë të martën, duke plagosur të paktën 16 persona para se të vriste veten, bëri të ditur një zyrtar.
Sulmuesi 18-vjeçar, i armatosur me një pushkë gjahu, qëlloi në një shkollë profesionale në Siverek, në provincën Sanliurfa, përpara se të fshihej brenda ndërtesës. Më pas ai i dha fund jetës me të njëjtën armë, tha guvernatori Hasan Şıldak.
VIDEO:
❗️ Gunman opens fire at school in Turkey's Kahramanmaras — fatalities reported
This is the second school shooting in Turkey within two days
Yesterday, a student attacked a high school, wounding 17 people pic.twitter.com/ImgienCgXf— RT (@RT_com) April 15, 2026