Një komandant i lartë në Siri ka paralajmëruar se ka nisur një ringjallje e ISIS-it pas rënies të presidentit, Bashar al-Assad.
Përparimi i shpejtë i rebelëve në Damask ka qenë në fokus, por kjo ka krijuar edhe vakum pushteti në Siri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomandanti i Forcave Demokratike Siriane, Abdi Mazloum, ka theksuar se ISIS-i po përpiqet që ta shfrytëzojë këtë situatë.
“ISIS-i tani është më i fortë. Më parë, ata ishin në zonë të largëta dhe fshiheshin, por tani kanë më shumë liri të lëvizjes pasi nuk përballen me probleme me grupet e tjera dhe nuk janë të përfshirë në konflikt me ta”, ka thënë ai për “SkyNews”.
Mazloum ka shtuar se është ngritur edhe aktiviteti i grupit ekstremist.
“Në zonat nën kontrollin tonë, aktivitetet e tyre po ashtu janë rritur. Vetëm disa ditë më parë, tre anëtarë të Forcave të Sigurisë u vranë në një operacion të ISIS-it”, ka thënë ai.
Që nga fillimi i luftës, Siria ka qenë e ndarë në dy zona të ndryshme kontrolli. Fuqitë rajonale dhe perëndimore po ashtu kanë pasur ndikim në pjesë të caktuar – turqit, rusët, iranianët dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.