Ushtria e Koresë së Veriut akuzoi të shtunën Korenë e Jugut për fluturim dronësh përtej kufirit midis vendeve këtë javë, duke paralajmëruar se do të përballet me pasoja për "histerinë e saj të pafalshme".
Koreja e Jugut fluturoi një tjetër dron në hapësirën e saj ajrore më 4 janar, duke shkelur sovranitetin e saj, sipas medias shtetërore KCNA.
Droni ishte i pajisur me kamera mbikëqyrjeje për të regjistruar objektet "kryesore" të Koresë së Veriut, raportoi KCNA.
Fotot në KCNA treguan një dron, pjesë elektronike dhe fotografi ajrore të ndërtesave për të cilat tha se droni i kishte bërë. Ndërkohë zyrtarë të Koresë së Jugut kanë mohuar akuzat. Ministri i Mbrojtjes tha se nuk kishte operuar me dronë gjatë kohës së specifikuar nga Koreja e Veriut dhe as nuk kishte në dispozicion llojet e dronëve që Koreja e Veriut pretendoi se ishin përdorur.