Botë

Kremlini pas sulmeve mbi Kiev: Jemi ende të interesuar për paqe

Kiev

Foto: Associated Press

Kremlini ka thënë të enjten se vazhdon të jetë i interesuar për vazhdimin e negociatave për arritjen e fundit të luftës në Ukrainë.

Deklarata vjen pak pas sulmeve më masive ruse të kryera që nga korriku mbi kryeqytetin rus, të cilat kanë lënë të paktën 15 të vdekur, në mesin e tyre katër fëmijë, dhe rreth 50 të tjerë të lënduar. 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se forcat ruse kanë vazhduar të shënjestronin infrastrukturën ushtarake të Ukrainës.

Ai ka pretenduar vazhdimisht, pa ofruar asnjë provë, se Rusia nuk shënjestron qëllimisht civilët.

"Forcat e armatosura ruse po kryejnë detyrat e tyre. Siç u tha, ato vazhdojnë të godasin infrastrukturën ushtarake. Sulmet janë të suksesshme, objektivat po shkatërrohen dhe operacioni special ushtarak vazhdon. Në të njëjtën kohë, Rusia mbetet e interesuar të vazhdojë procesin e negociatave në mënyrë që të arrijmë qëllimet tona përmes mjeteve politike dhe diplomatike”, ka thënë Peskov. 

Lexo përditësimet tjera
Kiev

Tetë të vdekur, mes tyre dy fëmijë nga një sulm masiv rus në Kiev

Të paktën tetë persona kanë mbetur të vdekur dhe 45 të tjerë të plagosur si pasojë...