Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kremlini shpreson për lidhje pragmatike me udhëheqjen e re hungareze

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Kremlini zyrtar ka thënë të hënën se shpresonte të vazhdonte “lidhjet e tij shumë pragmatike” me udhëheqësin e ri politik të Hungarisë, pasi kryeministri Viktor Orban, një partner i ngushtë rus, u mund nga rivali i tij i ri, Peter Magyar.

Orban, udhëheqësi veteran nacionalist i Hungarisë, ka humbur pushtetin ndaj Magyar dhe partisë së tij të qendrës së djathtë Tisza në zgjedhjet e së dielës, pas 16 vjetësh në detyrë, një pengesë për aleatët e tij në Rusi dhe administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Hungaria ka bërë zgjedhjen e saj dhe ne e respektojmë atë zgjedhje”, u ka thënë gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Ne mezi presim të vazhdojmë angazhimin tonë shumë pragmatik me udhëheqjen e re të Hungarisë. Ne vumë re deklaratën e Magyarit në lidhje me gatishmërinë e tij për t'u angazhuar në dialog. Natyrisht, kjo do të jetë e dobishme si për Moskën ashtu edhe për Budapestin”, ka shtuar ai.

Orban, ka vizituar Moskën për herë të fundit në nëntor, ka bllokuar një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën pasi e akuzoi atë për sabotim të furnizimeve me naftë ruse në vendin e tij, diçka që Kievi e mohoi, si dhe po ashtu ka vonuar dhe ndonjëherë kundërshtuar sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

Hungaria ka vazhduar gjithashtu të blejë naftë dhe gaz nga Rusia pavarësisht luftës së Moskës në Ukrainë, në të cilën Orbani ka thënë se nuk donte që vendi i tij të përfshihej.