Policia në Kroaci ka thënë të hënën se kishte zbuluar trupat e katër emigrantëve pranë qytetit të Karlovacit, së bashku me 15 persona të tjerë, dy prej të cilëve ishin në gjendje të keqe shëndetësore dhe u dërguan në spital.
Policia ka thënë në një deklaratë po ashtu, se 13 të tjerët janë dërguar në një qendër azili aty pranë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka thënë kishte vepruar mbi një informacion për një grup të madh emigrantësh në afërsi të qytetit të dielën.
Policia ka përcaktuar se një shofer i panjohur në një automjet mallrash e kishte lënë grupin pranë kufirit me Slloveninë dhe ishte larguar, duke shtuar se emigrantët kishin thënë se iu nënshtruan "kushteve çnjerëzore" gjatë udhëtimit.
Hetime dhe autopsi të mëtejshme do të ndërmerren për të përcaktuar shkakun e vdekjes së katër burrave dhe identitetin e tyre, ka thënë policia, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth grupit.
Bandat kriminale nga e gjithë Ballkani Perëndimor janë të përfshira në trafikimin e qenieve njerëzore të emigrantëve nga Azia dhe Lindja e Mesme, ndërsa ata përpiqen të arrijnë në vendet e Bashkimit Evropian.