Emisari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, do të shkojnë në Islamabad në Pakistan për bisedime të mëtejme me Iranin, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë për “Fox News”.
Të dy pritet të nisen të shtunën në mëngjes për t’i vazhduar negociatat, ka bërë të ditur zëdhënësja Karoline Leavitt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo po ashtu ka thënë se zëvendëspresidenti JD Vance nuk do të jetë pjesë e rundit të ri të bisedimeve, por do të jetë në dispozicion nëse duhet.
Ajo ka thënë po ashtu se presidenti Trump është fleksibil për të zgjatur armëpushimin dhe se ka interesim “për t’i dëgjuar iranianët”.
Sipas saj, në ditët e fundit ka pasur përparim nga pala iraniane në çështjen e bisedimeve.
Ndërkaq agjencia e lajmeve iraniane “Tasnim” ka shkruar se aktualisht për ministrin e Jashtëm iranian nuk ka në agjendë ndonjë takim me palën amerikane. Aty është thënë se Abbas Araghchi ka udhëtuar në Islamabad për të diskutuar me zyrtarët pakistanezë për fundin e luftës.