Liderët e shtatë vendeve më të industrializuara të botës kanë bërë thirrje për depërshkallëzim të situatës në Lindje të Mesme, si dhe për armëpushim në Rripin e Gazës, raporton BBC.
Përmes një deklarate të përbashkët, ata ripërsëritën përkushtimin e tyre për paqe dhe stabilitet në rajon, tek shtuan se në këtë kontekst Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u largua nga samiti më herët se liderët e tjerë.
Bazuar në raportime, Trumpi e kishte udhëzuar Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë të mblidhej menjëherë pas kthimit të tij, teksa Izraeli dhe Irani janë duke shkëmbyer sulme për ditën e pestë me radhë.
Në Shtëpinë e Bardhë bënë të ditur se presidenti amerikan pati një ditë të mrekullueshme në samit, duke thënë se u arrit shumë, përfshirë një marrëveshje tregtare midis SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.
