Lideri i rajonit çeçen të Rusisë, Ramzan Kadyrov, ka bërë të ditur të enjten se është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin në Kremlin, dhe se i ka ofruar atij t’i dërgojë më shumë luftëtarë për ta ndihmuar Moskën në konfliktin e saj më shumë se dyvjeçar në Ukrainë.
Kadyrov, i cili e ka udhëhequr rajonin e tij të Kaukazit Jugor si një besnik i Kremlinit që nga viti 2007, ka publikuar një fotografi me Putinin, teksa ka bërë të ditur se ka diskutuar problemet ekonomike të rajonit, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se dhjetëra e mijëra “luftëtarë të trajnuar mirë dhe të pajisur nga rezervat”, janë të gatshëm që të luftojnë për Rusinë në Ukrainë, nëse jepet sërish një urdhër i tillë.
Në total 43,500 trupa kanë shërbyer tashmë në Ukrainë, përfshirë 18,000 vullnetarë, sipas Kadyrovit.
“Unë ia transmetova vullnetin e njerëzve tanë dhe e ftova liderin tonë kombëtar që të vijë për vizitë në Republikën Çeçene”, ka shkruar ai.
Kadyrov i ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme raportet se ai nuk është mirë, dhe ka publikuar fotografi të vetat duke ushtruar dhe duke kryer takime të ndryshme.