Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Paralajmërimi i frikshëm

Lukashenko: Rrezik i lartë për incidente ushtarake përgjatë kufirit me Ukrainën

Alexander Lukashenko

Alexander Lukashenko

Foto: Associated Press

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë të enjten se rreziku për incidente ushtarake përgjatë kufirit të vendit të tij me Ukrainën është i lartë, raporton Reuters, duke cituar agjencinë e lajmeve RIA.

RIA po ashtu ka cituar Lukashenkon të ketë thënë se Polonia fqinje nuk duhet të presë aksione agresive nga Bjellorusia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lukashenko u citua të thoshte se Bjellorusia megjithatë kishte zhvendosur disa batalione të gatshme luftarake nga rajoni i Vitebsk, i vendosur në kufirin e tij me Rusinë, për në kufijtë perëndimor të vendit.

Në një raport tjetër nga Reuters, duke cituar agjencinë shtetërore ruse të lajmeve Tass, Lukashenko u citua të ketë thënë se kushtet ishin gati për të filluar bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë.

Presidenti bjellorus ka thënë se tekstet paraprake të diskutuara midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas në Turqi në javët e para të luftës mund të shërbejnë si pikënisje për negociatat.

Tass citoi gjithashtu Lukashenkon, një aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, të ketë thënë se mund të ketë një "apokalips" nëse Rusia përdor armë bërthamore në hakmarrje për veprimet perëndimore.