Botë

Mbi 100 të vrarë në Gaza në sulmet që nga e mërkura në mbrëmje

Gaza

Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë 103 njerëz në Gaza që nga mesnata e së mërkurës, sipas agjencisë së mbrojtjes civile të drejtuar nga Hamasi.

Sulmet po kryhen teksa një bllokadë izraelite për ndihmat që hyjnë në Gaza vazhdon. Rreth 10 agjenci të ndryshme ndihmash thonë se situata humanitare po përkeqësohet, raporton BBC.

Izraeli ka miratuar javën e kaluar një plan për zgjerimin e ofensivës në Gaza, por që ka thënë se nuk do ta vë atë në funksion deri pas përfundimit të turneut të presidentit amerikan, Donald Trump, në Lindjes e Mesme.

Lexo përditësimet tjera
Gaza

Të paktën 40 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Sulmet ajrore izraelite në Gaza kanë vrarë të paktën 40 persona gjatë natës, sipas burimeve spitalore.Të...