Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 1,600 të vdekur nga tërmeti në Birmani

Birmani

Foto: Associated Press

OKB-ja ka paralajmëruar se mungesa e madhe e furnizimeve mjekësore po pengon reagimin ndaj një tërmeti vdekjeprurës që ka goditur Birmaninë të premten, ndërsa kërkimi për të mbijetuarit po vazhdon.

Më shumë se 1,600 njerëz kanë vdekur si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.7 që ka prekur edhe vendet fqinje, përfshirë Tajlandën, raporton BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Bangkok, një trup i 12-të është gjetur të shtunën në mbrëmje nga vendi i një ndërtese të shembur dhe në Mandalay, Birmani, një grua është gjetur e gjallë pasi kishte mbetur e bllokuar nën rrënoja për 30 orë. 

Në Birmaninë e shkatërruar nga lufta, Qeveria e Unitetit Kombëtar (NUG) - e cila është në mërgim, ka njoftuar  një "pauzë dy-javore në operacionet ushtarake sulmuese" në zonat e prekura nga tërmeti.