Mbreti Charles III ka reaguar pas arrestimit të vëllait të tij, ish-princit Andrew, nën dyshimin për lidhje me të dënuarin për abuzim seksual, Jeffrey Epstein.
Në reagimin e tij, Mbreti Charles ka thënë se ndonëse është i shqetësuar thellë për lajmin, konsideron se ligji duhet të ndjekë rrugën e vet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kam mësuar me shqetësimin më të thellë lajmin për Andrew Mountbatten-Windsor dhe dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike. Ajo që vijon tani është procesi i plotë, i drejtë dhe i duhur me anë të të cilit kjo çështje hetohet në mënyrën e duhur dhe nga autoritetet përkatëse. Në këtë, siç e kam thënë më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë dhe të përzemërt. Më lejoni të them qartë: ligji duhet të ndjekë rrugën e vet”, thuhet në reagimin e Mbretit.