Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Mbreti Charles III do të jetë “shumë i sigurt” gjatë vizitës së tij shtetërore në SHBA, e cila pritet të nisë të hënën pasdite.
Bisedime të tjera për sigurinë u zhvilluan midis Ëhite House dhe Buckingham Palace pasi një person i armatosur arriti të depërtonte në një aktivitet ku ishte i pranishëm Trump në Ëashington DC të shtunën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pyetur për implikimet e sigurisë për vizitën mbretërore, presidenti amerikan ka thënë gjatë emisionit 60 Minutes të dielën se ambientet e Shtëpisë së Bardhë, ku do të qëndrojë Mbreti Charles, janë “vërtet shumë të sigurta”.
Programi i Mbretit dhe Mbretëreshës do të vazhdojë kryesisht sipas planit, ka njoftuar të hënën Buckingham Palace, ndërsa qeveria britanike shpreson se kjo vizitë mund të ndihmojë në uljen e tensioneve diplomatike.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në SHBA, Sir Christian Turner, ka thënë se vizita do të ketë si qëllim “rinovimin dhe gjallërimin e një miqësie unike” midis dy vendeve.
Ai ka shtuar se kryeministri Keir Starmer kishte folur me Trumpin të dielën dhe se udhëtimi do të zhvillohet kryesisht sipas planit.
Mbreti dhe Mbretëresha kanë kontaktuar privatisht familjen Trump për të shprehur ngushëllimet e tyre pas sulmit, gjatë të cilit një agjent i Shërbimit Sekret u plagos lehtë dhe presidenti me bashkëshorten e tij u larguan me shpejtësi në siguri.
Vizita shtetërore katërditore do të fillojë në Uashington DC, ku Mbreti dhe Mbretëresha do të priten në Shtëpinë e Bardhë nga Trumpi dhe Zonja e Parë, Melania Trump.