Botë

McCarthy shkarkohet nga pozita e kreut të Dhomës së Përfaqësuesve

Dhoma e Përfaqësuesve ka shkarkuar kryesuesin Kevin McCarthy. Ai është bërë i pari në histori që është shkarkuar nga pozita e kryesuesit.

216 anëtarë të Dhomës të Përfaqësuesve – përfshirë edhe tetë republikanë – votuan për ta larguar kongresistin kalifornian, shkruan BBC.

Po vlerësohet fitore e madhe nga një “fraksion rebelues” i republikanëve të krahut të djathtë të drejtuar nga Matt Gaetzi i Floridas.

Gaetz ka dorëzuar mocionin formal për largimin e McCarthyt.

“Zyra e kreut të Dhomës është vakante”, është njoftuar për vendimin.

Disa republikanë shkuan në drejtim të McCarthyt dhe e përshëndetën atë.