Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vance: Bisedimet SHBA-Iran vendosën bazë të mirë për një marrëveshje përfundimtare

JD Vance

Foto: Associated Press

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë të hënën se bisedimet e paqes me Iranin të dielën në Zvicër kanë krijuar një “bazë të mirë për një marrëveshje përfundimtare të suksesshme” për t'i dhënë fund luftës që filloi në fund të shkurtit.

Ai ka njoftuar se po largohet nga Zvicra, për t’u lënë hapësirë ekipeve teknike që t’i vazhdonin negociatat.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komentet e Vance kanë ardhur pasi ai dhe kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, të hënën përfunduan një rund të gjatë bisedimesh fillestare që synonin forcimin e një fundi të përhershëm të luftës midis vendeve.

Zëvendëspresidenti ka vënë në dukje se ekipi i Iranit kishte kërcënuar të largohej nga bisedimet, por ai ka mbrojtur postimet në mediat sociale nga presidenti Donald Trump, që i kishin bërë zyrtarët iranianë të ndihen të ofenduar.

Ndërkohë, armëpushim në Liban duket se po respektohet dhe ushtria izraelite ka thënë se do të hiqte kufizimet e lëvizjes për banorët pranë kufirit Izrael-Liban të hënën në mëngjes. 

As Izraeli dhe as Hezbollahu nuk janë nënshkrues të marrëveshjes SHBA-Iran.

Lexo përditësimet tjera
JD Vance

Bisedimet SHBA-Iran përfundojnë me përparim inkurajues, thonë ndërmjetësit

Rundi i parë i negociatave mes SHBA-së dhe Iranit për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare që...