Më shumë se 100 mijë njerëz janë mbledhur në qendër të Londrës në një marsh të organizuar nga aktivisti i ekstremit të djathtë, Tommy Robinson, me një kundërprotestë që po mbahet në të njëjtën kohë nga aktivistë anti-racizmit.
Protestuesit që po formojnë marshin “Bashkojeni Mbretërinë” po marshojnë me slogane të ndryshme si “ndalini anijet”, “kthejini në shtëpi” dhe “bashkojeni Mbretërinë”. Të pranishëm janë edhe aktivistë anti-transgjinorë, ka shkruar BBC.
Ka pasur edhe fotografi të Charlie Kirk, aktivistit amerikan të krahut të djathtë që u vra të mërkurën teksa mbante fjalim në një universitet.
Në një pjesë tjetër të Londrës po organizohet “Marshi kundër fashizmit”, si kundërprotestë e organizuar nga “Stand up to Racism”. Aty protestuesit kanë mbajtur pankarta me shkrime “gratë kundër të djathtës ekstreme”, kundërshto Tommy Robinsonit” e “refugjatë mirë se vini”.
Policia ka angazhuar 1000 zyrtarë dhe ka krijuar barriera për të mos lejuar përplasje mes dy grupeve të protestuesve.