Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mike Johnson rizgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve

Mike Johnson

Mike Johnson është rizgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të premten pas një votimi të gjatë, i cili vuri në pah ndasitë në mesin e republikanëve të presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Fillimisht u duk sikur Johnson nuk e kishte shumicën e votave të nevojshme për ta mbajtur postin, megjithatë dy kundërshtarë republikanë e ndryshuan votën për ta mbështetur pas bisedimeve që zgjatën më shumë se gjysmë ore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai u rizgjodh me 218 vota për – pra me numrin minimal të votave të nevojshme.

Republikanët e kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një shumicë të ngushtë prej 219-215.

Ky votim është sprovë e hershme për republikanët për të qenë të bashkuar për ta çuar përpara agjendën e Trumpit për uljen e tatimeve dhe përforcimin e kufirit. Votimi e testoi gjithashtu edhe ndikimin e Trumpit ndaj Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, ku disa republikanë kanë treguar gatishmëri për ta shpërfillur.

Dhoma e Përfaqësuesve është goditur nga ndasitë e brendshme gjatë dy vjetëve të fundit. Johnson e mori pozitën e kryetarit pasi partia e rrëzoi paraardhësin e tij, Kevin McCarthy, midis mandatit. /REL