I biri i Ajatollah Ali Khameneit, Mojtaba Khamenei, është emëruar lider i ri suprem i Iranit, kanë raportuar të dielën mediat shtetërore iraniane, transmetoi Reuters.
Vendimi për emërimin e tij raportohet të jetë marrë nga Asambleja e Ekspertëve në Iran.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMojtaba Khamenei, klerik i rangut të mesëm me lidhje të ngushta me Gardën Revolucionare, është konsideruar prej kohësh si një pasues i mundshëm i babait të tij.
Emërimi i tij ndodhi pasi Ajatollah Ali Khamenei u vra pas sulmeve të kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndaj Iranit.
Megjithëse ideologjia politike e Republikës Islamike të Iranit tradicionalisht kundërshton parimin e trashëgimisë familjare në pushtet, Mojtaba Khamenei gëzon mbështetje të konsiderueshme brenda Gardës Revolucionare si dhe në zyrën ende me ndikim të liderit të ndjerë suprem.