Botë

Nancy Pelosi njofton pensionimin pas katër dekadash në Kongresin amerikan

Nancy Pelosi

Foto: Associated Press

Kongresmenja amerikane, Nancy Pelosi, ka thënë se do të japë dorëheqjen në fund të mandatit të saj në janar 2027.

Pelosi ka njoftuar largimin e saj në një videomesazh, pas gati katër dekadash angazhimi në Dhomën e Përfaqësuesve, raporton BBC.

Kjo shënon gjithashtu fundin e një karriere të pasur politike: Pelosi, 85 vjeç, shërbeu si Kryetarja e parë grua e Dhomës së Përfaqësuesve dhe udhëhoqi partinë e saj në dhomën e ulët të Kongresit nga viti 2003 deri në vitin 2023.

Demokratja e San Franciskos konsiderohej gjithashtu si operatorja e përsosur politike. 

Ajo luajti një rol të rëndësishëm në detyrimin e presidentit, Joe Biden, të tërhiqejnga gara për president, gjatë kohës kur vihej në pyetje mprehtësia e tij mendore, e që kjo çoi në kandidaturën e pafat të Kamala Harrisit.