Administrata amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) ka thënë se lansimi i planifikuar për në mars, për udhëtim rreth Hënës, mund të shtyhet, për shkak të problemeve të reja të shfaqura në sistemin e rrjedhjes së heliumit në kontrollet e sigurisë.
Të premten, agjencia e hapësirës njoftoi se misioni “Artemis II” mund të lëshohet më 6 mars.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor administratori Jared Isaacman ka njoftuar të shtunën se një pengesë në rrjedhën e heliumit “me shumë gjasa mund të prekë afatin e marsit”.
Katër astronautë po përgatiten që për një udhëtim 10-ditor të sillen rreth Hënës, duke e bërë udhëtimin më të largët të njerëzimit në hapësirë.
Është hera e parë që synohet që njerëzit të çohen afër Hënës në 50 vjet.
Kontrollimet e të enjtes kishin përfunduar me sukses dhe menjëherë NASA njoftoi se është e gatshme për lëshim në fillim të marsit.
Por gjatë natës, inxhinierët kanë bërë të ditur se ka një rrjedhje që mund t’i rrezikojë operimet e lansimit.