Videot nëpër rrugët e Teheranit të mërkurën treguan turma njerëzit të mbledhur, disa me flamuj iranianë, në sheshin Enqelab, një qendër për tubimet pro-qeveritare gjatë 40-ditëve të luftës.
Në mesin e tyre kishte ndjenja të përziera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMajid Nouri, djali i një ish-të burgosuri famëkeq iranian, i cili xhiroi disa prej momenteve pas shpalljes së armëpushimit SHBA-Iran, tha se kryesisht njerëzit ishin të tronditur e të mërzitur, raportoi The Guardian.
Sipas tij, turmat nuk kishin pritur një armëpushim.
“Zemërimi fillestar do të kalojë dhe mendoj se atmosfera do të bëhet shumë më e mirë. Në asnjë mënyrë nuk i besojmë Amerikës. Nuk mendoj se ka një iranian që i beson Amerikës. Dhe me vullnetin e Zotit fitorja është e jona”, ka thënë ai.
Raportimet e mëvonshme thanë se njerëzit që dolën të mërkurën brohorisnin: “Vdekje Amerikës, vdekje Izraelit, vdekje ndërmjetësuesve”. Organizatorët në një pikë tentuan t’i qetësonin protestuesit, por ata vazhduan thirrjet. Njerëzit dogjën flamujt amerikanë dhe izraelitë.
Skenat nga 8 prilli treguan zemërimin nga mbështetësit e linjës së ashpër të cilët janë përgatitur për atë që shumë thonë se do të ishte beteja vendimtare, teksa presidenti amerikan kërcënoi se “një civilizim i tërë do të vdesë”. Të paktën 1,900 persona janë vrarë në Iran deri tash.
Me shkëputjet e internetit është e vështirë që të shihet gjendja e njerëzve në Iran në përgjithësi. Por, në disa pjesë të Teheranit u kapën disa festime pas arritjes së armëpushimit. As kjo nuk u pa se zgjati shumë, pasi kryesisht dallohej një optimizëm minimal dhe mosbesim për armëpushimin.
“Shumica e njerëzve këtu nuk i besojnë SHBA-së dhe ende nuk e dinë çfarë do të ndodhë, kështu që nuk janë të sigurt a duhet të jenë të lumtur apo të shqetësuar”, ka thënë një 31-vjeçar në Teheran.
Jeta u duk se rinisi mëngjesin e së mërkurës në Teheran, ku më shumë dyqane u hapën, më shumë automjete dolën rrugëve dhe më shumë njerëz dolën jashtë.