Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Netanyahu thotë se ka vizituar “fshehurazi” Emiratet e Bashkuara Arabe

Benjamin Netanyahu

Foto: Associated Press

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se ka "vizituar fshehurazi" Emiratet e Bashkuara Arabe dhe është takuar me presidentin e tyre, gjatë luftës me Iranin.

Zyra e Netanyahut ka thënë se takimi midis kryeministrit izraelit dhe presidentit, Sheikh Mohammed bin Zayed kishte çuar në një "përparim historik".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, pak më vonë, ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe ka reaguar duke thënë se pretendimet për vizitën ishin "krejtësisht të pabaza" dhe ka këmbëngulur se marrëdhëniet midis dy vendeve nuk bazoheshin në "marrëveshje jozyrtare".

Irani ka goditur disa objektiva në Emirate gjatë konfliktit, dhe Teherani e ka kritikuar vazhdimisht vendin për ato që e sheh si lidhje më të ngushta me SHBA-në dhe Izraelin.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka thënë se Netanyahu kishte "zbuluar publikisht atë që shërbimet e sigurisë së Iranit shumë kohë më parë" u kanë thënë udhëheqësve të vendit.

Ai ka shtuar se bashkëpunimi me Izraelin ishte "i pafalshëm" dhe ata që e bëjnë këtë "do të mbahen përgjegjës".

Mirëpo, në deklaratën e saj, ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe ka mohuar raportet për vizitën e supozuar të Netanyahut ose ndonjë delegacioni tjetër ushtarak izraelit në vend.

"Emiratet e Bashkuara Arabe riafirmojnë se marrëdhëniet e tyre me Izraelin janë publike dhe zhvillohen brenda kuadrit të Marrëveshjeve të Abrahamit, të njohura dhe të shpallura zyrtarisht, dhe nuk bazohen në marrëveshje jo transparente ose jozyrtare”, thuhet në reagim.

Marrëveshjet e Abrahamit janë një sërë marrëveshjesh që vendosën marrëdhënie të normalizuara midis Izraelit dhe disa vendeve arabe gjatë mandatit të parë të presidentit Trump.

Reuters ka cituar një burim të thoshte se takimi midis Netanyahut dhe presidentit të Emirateve është zhvilluar në Al-Ain, një qytet oaz pranë kufirit me Omanin, dhe se ka zgjatur disa orë.

Të martën, ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, ka thënë se Izraeli dërgoi bateri anti-raketash nga sistemi i tij “Kupola e Hekurt” për të ndihmuar Emiratet e Bashkuara Arabe të luftojnë sulmet iraniane.

“Kupola e Hekurt” është një sistem i avancuar mbrojtës ajror izraelit që përdoret për të kapur dhe shkatërruar një gamë raketash ajrore dhe dronësh.

Huckabee ka thënë po ashtu se vendosja e “Kupolës së Hekurt” ishte rezultat i një "marrëdhënieje të jashtëzakonshme midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit" bazuar në Marrëveshjet e Abrahamit.

Lufta e Izraelit dhe SHBA-së me Iranin duket se i ka thelluar këto marrëdhënie, dhe e ka zhvilluar aleancën edhe ushtarakisht.