Qeveria në New Delhi të Indisë ka mbyllur shkollat dhe ka ndaluar qarkullimin e automjeteve dhe punën në ndërtimtari në përpjekje për të reduktuar ndotjen dhe smogun e vjeshtës. Ndotja e ajrit ka shkaktuar probleme me frymëmarrje te qindra persona. Autoritetet në Indi kanë përdorur spërkatës me ujë dhe pajisje të tjera kundër smogut për të kontrolluar ndotjen e madhe të ajrit.
Banorëve të New Delhit u është bërë thirrje që të përdorin maskat për mbrojtje nga ajri i ndotur. Qeveria e qytetit ka vendosur gjobat deri në 240 dollarë për ngasësit me automjete të vjetra deri në 10 vjet.
Kualiteti i ajrit në New Delhi është dhjetë herë nën nivelin e sigurisë.
Të enjten, autoritetet kanë ndaluar punën në ndërtime, me përjashtim të aktiviteteve të rëndësishme si metroja, aeroporti, mbrojtja dhe projektet e tubacioneve të ujit.
Ministria e Ambientit ka paralajmëruar qytetarët se situata me smogun mund të përkeqësohet nga Festivali i Dritës, në të cilin përdoren shumë fishekzjarrë.
New Delhi është qyteti me ajrin më të ndotur në Indi, sidomos gjatë stinës së dimrit.