Njëra nga dy kutitë e zeza të aeroplanit që u rrëzua dje në Indi është gjetur, sipas raportimit nga mediat lokale.
Hetimi për rrëzimin e aeroplanit do të përfshijë ekspertë nga Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të numrit të viktimave britanike, si dhe nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kompania Boeing.
Ekipet e kërkim-shpëtimit kërkuan për të zhdukurit dhe mbetjet e avionit nëpër ndërtesa të djegura në Ahmedabad të premten, pasi më shumë se 240 persona humbën jetën në një aksident ajror.
“Boeing 787-8 Dreamliner” me 242 persona në bord, që kishte për destinacion Aeroportin Gatwick në jug të Londrës, u ngrit nga një zonë banimi dhe humbi nga pamja përpara se të rrëzohej pranë një zone banimi.
Vetëm një pasagjer ka mbijetuar pasi avioni ra, teksa mediat lokale raportuan se rreth 24 persona që ishin në tokë vdiqën pasi u goditën nga aeroplani. Këto shifra nuk kanë arritur të verifikohen menjëherë nga agjencia e lajmeve Reuters.
Ekipet e shpëtimit kishin përfunduar kërkimet në vendin e aksidentit dhe tani po kërkonin për persona të zhdukur dhe për trupat nën rrënoja, si dhe për pjesë të avionit që mund të ndihmonin për të shpjeguar pse avioni ra menjëherë pas ngritjes.