Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Papa Leoni: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trumpin, do t’i vazhdoj thirrjet për paqe

Papa Leoni

Foto: Associated Press

Papa Leoni XIV ka deklaruar të shtunën se nuk ka aspak interes të hyjë në debat me presidentin amerikan Donald Trump lidhur me luftën në Iran, por u zotua se do të vazhdojë të predikojë mesazhin ungjillor të paqes. 

Teksa udhëtoi nga Kameruni drejt Angolës në kuadër të një turi 11-ditor në Afrikë, Papa Leoni komentoi polemikat e fundit të nxitura nga kritikat e Trumpit ndaj mesazheve të tij për paqen. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trumpi i pati nisur  kritikat përmes platformës së tij Truth Social më 12 prill, duke e akuzuar Papën për qëndrime të buta ndaj krimit dhe për afërsi me të majtën politike. 

Këto deklarata u bënë në kohën kur vazhdon të përshkallëzohet konflikti me Iranin, i nisur më 28 shkurt me sulme të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit dhe i pasuar nga kundërpërgjigjja iraniane.