Papa Leoni XIV ka kujtuar gazetarët që janë viktima të luftës dhe dhunës gjatë lutjeve të tij të së dielës në Vatikan.
Duke folur nga dritarja e apartamentit papnor në pallatin Apostolik para qindra njerëzve të mbledhur në sheshin poshtë, Papa u ka thënë atyre se e diela është "Dita Botërore e Lirisë së Shtypit", duke vënë në dukje se e drejta për një shtyp të lirë "shpesh shkelet, ndonjëherë në mënyrë flagrante dhe ndonjëherë në mënyra të fshehura".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Le të kujtojmë gazetarët dhe reporterët e shumtë, viktima të luftërave dhe dhunës", ka përfunduar ai fjalimin e tij.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 3 majin si Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit në vitin 1993.
Viti 2025 ishte viti më vdekjeprurës për gazetarët në mbarë botën i regjistruar ndonjëherë, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.