Botë

Përplasen dy trena në Machu Picchu, një i vdekur dhe 40 të lënduar

Peru

Shoferi i një treni ka vdekur dhe të paktën 40 persona të tjerë janë lënduar plagosur si pasojë e një përplasjeje që kanë ndodhur mes dy trenave pranë atraksionit turistik më të njohur të Perusë, Machu Picchu.

Dy trenat janë përplasur në shinat e vetme që të çojnë në qytetin e lashtë Inka të martën, sipas një deklarate nga qeveria lokale.

Në deklaratë thuhet se 20 ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe se të lënduarit ishin transferuar në mjediset mjekësore në qytetin e afërt të Cuscos.

Ambasada amerikane në Peru ka  thënë se disa qytetarë amerikanë janë lëndyar në aksident, por policia ende nuk ka konfirmuar identitetin e askujt të përfshirë në incident.

Media lokale Peru21 ka raportuar se "qindra" turistë kanë mbetur në vendngjarje duke pritur evakuimin, i cili është "penguar" nga terreni i vështirë përreth vendit të përplasjes.

Të paktën 20 nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë, ka bërë të ditur një zyrtar shëndetësor për agjencinë e lajmeve Reuters.

Shkaku i aksidentit nuk është bërë ende i qartë.