Botë

Përplasen dy trena në Sllovaki, disa të lënduar

Trenat Sllovaki

Dy trena janë përplasur në Sllovaki të dielën mbrëma, duke lënë dhjetëra pasagjerë të lënduar, raporton agjencia “Reuters”. 

Ministri i Brendshëm i Sllovakisë, Matus Sutaj Estok, ka thënë se dhjetëra persona janë lënduar lehtë dhe 11 tjerë janë dërguar në spital. Ai ka thënë se nuk ka të vdekur. 

Aksidenti ka ndodhur në korridorin mes kryeqendrës Bratislavës dhe Pezinokut, 20 kilometra në verilindje.