Botë

Pesë skenarët e hakmarrjes së Iranit

raketa

Izraeli ka sulmuar Iranin të premten duke ia vrarë tre zyrtarë të lartë ushtarakë në mesin e dhjetëra të tjerëve. Sulme janë kryer përveç zonave ushtarake edhe në ato bërthamore.

Pavarësisht se është dobësuar gjatë viteve të fundit nga sanksionet dhe është izoluar, Irani ende ka kapacitete që çojnë në përshkallëzim

Si mund të përgjigjet Irani?

Irani përgjigjet me sulme raketore ndaj bazave amerikane dhe të Izraelit

Irani ka mijëra raketa me rreze të mesme veprimi që mund të arrijnë bazat amerikane në rajon, përfshirë zonat në Irak dhe bazën  ajrore në Katar. Më 2020, sulmoi bazat në Irak ku ishin trupat amerikane.

Irani sulmon burimet e naftës

Lindja e Mesme prodhon gati 30 për qind të furnizimeve të naftës në botë, shumica në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajt. Më 2019, një sulm në instalimet e naftës që Arabia Saudite tha se u bë nga Irani, përgjysmoi përkohësisht prodhimin saudit.

Irani ndalon lëvizjen e anijeve në Gjirin Persik

Gjiri Persik është kyç për dërgesat me naftë, me 30 për qind të dërgesave që kalojnë nëpër të dhe një konflikt do të mund ta ndalonte transportin detar.

Në të kaluarën, Irani ka goditur anije në zonë për të ushtruar presion ndaj shteteve.

Irani sulmon Izraelin

Irani ka kërcënuar se do ta sulmojë Izraelin nëse ky i fundit ia sulmon zonat bërthamore. Në tetor, si përgjigje ndaj bombardimit të objekteve të prodhimit të raketave dhe mbrojtjes ajrore nga Izraeli, Irani lëshoi një sërë raketash.

Grupet bashkohen

Për dekada, aleati kryesor i Iranit, Hezbollahu, ka vepruar kundër Izraelit. Megjithatë grupi është goditur vazhdimisht, ashtu si Hamasi në Gaza. Irani ka aleatët Houthi po ashtu në Jemen, që vazhdimisht hedhin raketa në Izrael, dhe forca të tjera në Irak që po ashtu kanë sulmuar Izraelin.