Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pesë të vdekur në Belgjikë pas një zjarri në një ndërtesë

Belgjike

Policia belge duke mos specifikuar numrin ka njoftuar se një numër njerëzish kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në një zjarr që shpërtheu në një bllok apartamentesh 10-katëshe në Antwerp.

Tymi i dendur u pa duke u ngritur nga kati i tetë i ndërtesës në lagjen Linkeroever, pasi zjarri shpërtheu pak para orës 10:00 të mërkurën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një video dramatike tregoi një burrë që ngjitej nga ballkoni i tij përmes dritares së një fqinji për t'i shpëtuar tymit të zi, shkruan Reuters.

Policia tha se më shumë se 200 njerëz jetojnë në bllok.

Banori Geert Dewulf i tha televizionit publik belg se si tymi i dendur e kishte penguar të dilte nga apartamenti i tij.

"Ne u bllokuam në apartamentin tonë dhe pritëm në ballkon. Brigada e zjarrfikësve erdhi të na shpëtonte nga ballkoni rreth 10 minuta më vonë me shkallët e tyre."