Policia në Irlandën e Veriut ka përdorur topa uji, ndërsa protestat kundër emigrantëve kanë hyrë në natën e tyre të dytë të mërkurën, pasi një burrë sudanez po akuzohet për tentativë vrasjeje pas një sulmi brutal me thikë.
Videoja tregonte një turmë protestuesish që hidhnin objekte drejt automjeteve të policisë dhe oficerët që u përgjigjën duke qëlluar me topa uji ndaj tyre në Neëtoënabbey, tetë milje në veri të qendrës së qytetit të Belfastit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrazirat e së mërkurës mbrëma pasuan një natë trazirash më të përhapura kur protestues të maskuar dogjën shtëpi dhe automjete, në një valë dhune kundër emigrantëve që u përhap pasi videoja e sulmit me thikë qarkulloi në mediat sociale.
Turma njerëzish u mblodhën të martën në pjesë të ndryshme të Belfastit, qytetit më të madh në Irlandën e Veriut, duke u vënë flakën shtëpive, një autobusi, veturave dhe barrikadave dhe duke detyruar disa familje të largoheshin nga shtëpitë e tyre
Politikanët kanë thënë se protestuesit kishin synuar shtëpitë e pakicave etnike.
Ministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Ruth Anderson, i ka thënë Dhomës së Lordëve të mërkurën se dhjetëra njerëz, përfshirë një dyvjeçar, "mbetën të pastrehë" ndërsa dhuna u përshkallëzua.
“Rreth 27 persona mbetën të pastrehë mbrëmë sepse njerëzit shkuan derë më derë për të sulmuar shtetasit e huaj dhe për t'i larguar nga shtëpitë e tyre”, ka thënë Anderson. “Mund ta imagjinoj vetëm tmerrin e tyre”.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer ka thënë se “është e qartë se njerëzit u sulmuan mbrëmë për shkak të prejardhjes së tyre”.
“Ata që janë përgjegjës do ta ndiejnë forcën e plotë të ligjit”, ka thënë Starmer të mërkurën në një postim në X.
12 policë të lënduar në natën e dytë të trazirave në Britani
Sekretari i Irlandës së Veriut, Hilary Benn, ka njoftuar të enjten se dymbëdhjetë oficerë policie janë plagosur, gjatë natës së dytë të trazirave anti-emigracion.
Benn po ashtu ka thënë se janë bërë 16 arrestime gjatë trazirave.
Trazirat e së mërkurës mbrëma pasuan një natë trazirash më të përhapura, kur protestues të maskuar dogjën shtëpi dhe automjete, në një valë dhune kundër emigrantëve e cila u përhap pasi një video e një sulmi me thikë qarkulloi në mediat sociale.
Turma njerëzish janë mbledhur të martën në pjesë të ndryshme të Belfastit, qytetit më të madh në Irlandën e Veriut, duke u vënë flakën shtëpive, një autobusi, veturave dhe barrikadave dhe duke detyruar disa familje të largoheshin nga shtëpitë e tyre.