Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti i Lituanisë mbështet bashkimin me misionin amerikan në Ngushticën e Hormuzit

Gitanas Nauseda

Foto: Associated Press

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, ka thënë se mbështetë bashkimin e vendit të tij me misionin amerikan për lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, duke shtuar se do ta paraqiste propozimin në Këshillin e Mbrojtjes të shtetit baltik.

Shtetet e Bashkuara po bëjnë presion që vendet e tjera të ndihmojnë në rikthimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, sipas një kabllogrami të Departamentit të Shtetit të parë nga Reuters, ndërsa çmimet e naftës u rritën në nivelin më të lartë në më shumë se katër vjet, nga frika e ndërprerjeve afatgjata të furnizimit global me karburant.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Ne kemi marrë propozimin e SHBA-së për t'u bashkuar me koalicionin për rikthimin e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe kam ndërmend ta paraqes së shpejti këtë propozim në Këshillin e Mbrojtjes së Shtetit", ka thënë presidenti në një konferencë shtypi në Vilnius të enjten.

"Do të na duhet një mandat nga parlamenti", ka shtuar ai.

Lexo përditësimet tjera
Nafta

Nafta arrin çmimin më të lartë që nga viti 2022

Çmimet e naftës kanë arritur nivelin më të lartë që nga viti 2022, pas një raporti...