Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, pritet të mbajë një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork në shtator, ka bërë të ditur një zyrtar sirian për Reuters të hënën.
Sharaa, i cili dikur premtoi besnikëri ndaj al-Kaedës përpara se të ndërpriste lidhjet me të në vitin 2016, u takua me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Arabinë Saudite në maj, në një përpjekje për të hequr sanksionet ndaj Sirisë.
Pas këtij takimi, Trumpi ka vendosur që t’i heqë sanksionet ndaj këtij shteti, duke i hapur rrugën për zhvillimin pas shumë vjetëve nën regjimin e Bashar al-Assadit.