Princesha e Kurorës e Norvegjisë, Mette-Marit, ka shprehur keqardhje për miqësinë e dokumentuar të saj me të dënuarin për krime seksuale, Jeffrey Epstein.
Tek ka folur për këtë miqësi në një interviste për transmetuesin publik NRK, Mette-Harit ka thënë se ajo është manipuluar dhe është mashtruar nga Epsteini, e për të cilin ka theksuar se do të dëshironte që të mos e kishte takuar kurrë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLidhja e saj me Epsteinin përbën një prej skandaleve më të mëdha që e ka goditur familjen mbretërore të Norvegjisë. Publikimi nga Departamenti i Drejtësisë i miliona dokumenteve të Epsteinit ka shkaktuar tronditje në të gjithë botën, duke i zbuluar lidhjet e autorit të krimeve seksuale me njerëz të shquar, përfshirë princeshën e kurorës dhe politikanë të lartë norvegjezë, drejtues biznesi dhe diplomatë.
Dosjet kanë treguar se ka pasur komunikim të shpeshtë midis Mette-Marit dhe Epsteinit shumë kohë pasi që ai është deklaruar fajtor në vitin 2008 për abuzim me vajza të mitura.
Princesha 52-vjeçare e kurorës nuk është akuzuar për ndonjë shkelje penale.