Botë

Princi Andrew heq dorë nga titujt

Princi Andrew

Princi Andrew i Mbretërisë së Bashkuar ka hequr dorë nga titulli i Dukës së Yorkut, ka njoftuar ai në një komunikatë përmes Pallatit Buckingham.

Ai do të heqë dorë edhe nga Urdhri i Gardës, që është urdhri më i lartë kalorësar në këtë mbretëri. Kjo nënkupton se titulli i tij i vetëm do të mbetet ai i princit, që nuk mund të hiqet pasi është lindur si i biri i mbretëreshës.

“Pas diskutimeve me mbretin, dhe me familjen e afërt e të gjerë, kemi konstatuar se vazhdimi i akuzave për mua pengojnë punën e Madhërisë së tij dhe familjes mbretërore. Kam vendosur, siç kam bërë gjithmonë, që ta vë përpara detyrën ndaj familjes dhe vendit tim. Qëndroj pas vendimit që mora pesë vjet më parë, për t’u tërhequr nga jeta publike”, thuhet në komunikatë. “Me pajtimin e Madhërisë së tij, mendojmë se duhet të shkoj tani një hap tutje. Nga tani nuk do t’i përdor titujt dhe nderet që më janë referuar. Siç e kam thënë më herët, i mohoj me vendosmëri akuzat e ngritura ndaj meje”.

Princi Andrew është kritikuar së fundmi pas përmendjes në dosjet e reja të publikuara në lidhje me financierin dhe autorin e krimeve seksuale, Jeffrey Epstein. Andrew ishte përmendur si pjesë e një fluturimi nga New Jersey drejt Floridas më 2000.

Edhe ish-gruaja e tij, Sarah, Dukesha e Yorkut, nuk do të mbajë më titujt.

Titujt e dy bijave të tyre, Princeshës Beatrice dhe Eugenie, do të mbesin të paprekur.