Botë

Princi William dhe Kate Middleton “thellësisht të shqetësuar” nga zbulimet e Epstein

Princi William

Foto: Associated Press

Princi dhe Princesha e Uellsit janë “thellësisht të shqetësuar” nga zbulimet e bëra pas publikimit të dokumenteve të reja që lidhen me Jeffrey Epstein, të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, ka thënë një zëdhënës i Pallatit Kensington.

Duke folur me gazetarët në Riad përpara vizitës së Princit William në Arabinë Saudite të hënën, zëdhënësi ka ndarë pikëpamjen e çiftit për krizën që ka përfshirë pallatin dhe parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar në javët e fundit, raporton CNN.

Andreë Mountbatten-Windsor, vëllai i Mbretit Charles dhe xhaxhai i Princit William, është midis disa figurave të shquara në jetën publike britanike i cili po përballet mi rishqyrtim për lidhjet e tij me abuzuesin e ndjerë seksual.

“Mund të konfirmoj se Princi dhe Princesha kanë qenë thellësisht të shqetësuar nga zbulimet e vazhdueshme”, ka thënë zëdhënësi i Pallatit.

“Mendimet e tyre mbeten të përqendruara te viktimat”, ka shtuar ai. 

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar një javë më parë miliona dokumente të reja në lidhje me të dënuarin për abuzime seksual, Jeffrey Epstein, e në të cilat përmenden figura të profilit të lartë në SHBA dhe Evropë.