Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Punonjësit shëndetësorë në Kongo hyjnë në grevë mes shpërthimit të Ebolës

ebola

Punonjësit shëndetësorë në epiqendrën e shpërthimit të Ebolës në Kongo po largohen nga vendet e punës në shenjë proteste për shkak të vonesave në pagesat e tyre, duke rrezikuar përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit, ndërsa zyrtarët kanë thënë se shpërthimi vazhdon të përhapet më shpejt sesa ritmi i reagimit.

Në provincën Ituri, më e prekura nga tri provincat në lindje të Kongos, disa prej profesionistëve shëndetësorë dhe punonjësve të tjerë të vijës së parë i kanë thënë Agjencisë Associated Press se nuk kanë marrë pagat dhe bonuset që nga shpallja e shpërthimit më 15 maj. Ata gjithashtu kanë pretenduar se po punojnë me pajisje të kufizuara mbrojtëse dhe se po trajtohen në mënyrë të padrejtë nga autoritetet dhe ekipet e reagimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Që nga shpallja e shpërthimit të sëmundjes së virusit Ebola, kemi kërkuar vazhdimisht pagesën për punën tonë”, ka deklaruar doktori Bienso Kano, anëtar i komitetit të mbikëqyrjes epidemiologjike në Bunia, kryeqytetin e provincës Ituri.

Të dhënat më të fundit të qeverisë tregojnë se janë regjistruar 1.708 raste, përfshirë 580 viktima. Autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se muaji i parë i këtij shpërthimi të Ebolas ishte tashmë më i rëndë i regjistruar ndonjëherë. Greva vjen në kohën kur nis regjistrimi i pjesëmarrësve për provat klinike të trajtimit kundër virusit Bundibugyo, i cili ishte përgjegjës për këtë shpërthim.