Presidenti rus, Vladimir Putin, e nënshkroi ligjin e ri që i jep agjencisë kryesore të inteligjencës së brendshme – FSB – kompetenca për ta ndalur internetin brenda shtetit.
Ligji përbën rregullatorin më të fundit të miratuar në Rusi për forcimin e theksueshëm të autorizimeve në funksion të kufizimit të lajmeve e informacioneve përbrenda Rusisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo masë gjithashtu e autorizon Shërbimin Federal të Sigurisë t’u kërkojë ofruesve të shërbimeve të internetit ta çaktivizojnë apo ta kufizojnë qasjen në rastet “e përcaktuara nga aktet rregullatore ligjore të presidentit”.
Ky veprim i mundëson Putinit të vendosë vetë kur komunikimet online në gjithë vendin ose në një rajon të caktuar duhet të ndërpriten, pa qenë i detyruar të japë arsye.