Qeveria e qendrës së djathtë në Greqi i ka mbijetuar të premten mocionit të mosbesimit që u nis mbi premisën e aksidentit fatal hekurudhor të vitit 2023, nga i cili patën vdekur 57 persona, kryesisht studentë, në atë që njihet si aksidenti më i rëndë hekurudhor në historinë e Greqisë, shkruan Reuters.
Partitë opozitare dhe ligjvënësit e pavarur e kishin iniciuar mocionin të mërkurën, duke thënë se qeveria e ka humbur legjitimitetin, një javë pasi qindra mijëra njerëz dolën në rrugë duke kërkuar drejtësi për 57 viktimat e aksidentit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOpozita e ka akuzuar qeverinë e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, për mostransparencë dhe papërgjegjësi në zbardhjen e rastit.
Qeveria e Mitsotakis, e cila është rizgjedhur pas aksidentit hekurudhor të vitit 2023, ka 156 ulëse nga 300 sosh në parlamentin grek.
Një shumicë prej 157 ligjvënësve kanë votuar kundër mocionit të premten në mbrëmje. E Mitsotakis në anën tjetër ka përjashtuar çdo mundësi për zgjedhje të parakohshme.