Dy të dyshuar për tentim vrasjen e zyrtarit të lartë të inteligjencës ushtarake ruse, gjeneralit Vladimir Alexeyev, do të intervistohen nga hetuesit, raportoi të shtunën gazeta ruse, Kommersant, duke cituar një burim të afërt me hetimin.
Gazeta raportoi se është hapur një çështje penale me akuzat për tentativë vrasjeje dhe trafikim të paligjshëm armësh.
Pas marrjes në pyetje, të dyshuarit do të ngarkohen me akuza, raportoi gazeta, pa konfirmuar nëse të dyshuarit ishin ndaluar. Rusia nuk ka raportuar zyrtarisht ndalimin e të dyshuarve.
Alexeyev u qëllua disa herë në hyrje të apartamentit të tij në Moskë. Sipas gazetës ruse, Alexeyev iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm, por vazhdon të mbetet nën mbikëqyrje mjekësore.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi Ukrainën se qëndron pas atentatit, i cili, sipas tij ishte projektuar për të sabotuar bisedimet e paqes. Ukraina ka mohuar të ketë lidhje me atentatin e së premtes.
Gjenerali rus ishte nën sanksione nga SHBA-ja dhe BE-ja.