Një raketë balistike iraniane është rrëzuar në hapësirën ajrore të Turqisë, sipas ministrisë turke të Mbrojtjes.
Ministria ka thënë se raketa u shkatërrua nga sistemet mbrojtëse të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor. Ajo ka shtuar se copëza të municionit kanë rënë në fusha të zbrazëta në Gaziantep, në juglindje të Turqisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Edhe një herë theksojmë se të gjitha hapat e nevojshëm do të ndërmerren me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi që drejtohet ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë,” thuhet në deklaratën e ministrisë së Mbrojtjes.
Ky është incidenti i dytë i tillë brenda një jave. Ankaraja zyrtare ka thënë se sistemet mbrojtëse të NATO-s rrëzuan një raketë balistike që po drejtohej drejt hapësirës ajrore turke edhe të mërkurën.
Mirëpo Teherani zyrtar e ka mohuar se kishte lëshuar raketën.
Incidenti “serioz” bëri që shefi i NATO-s Mark Rutte të deklarojë se Neni 5 nuk është aktualisht në diskutim, mes frikës se vendet anëtare mund të përfshihen drejtpërdrejt në luftë.
Neni 5 i NATO-s thotë se nëse një aleat i NATO-s sulmohet ushtarakisht, çdo anëtar tjetër i aleancës do ta konsiderojë këtë si sulm ndaj të gjithë anëtarëve dhe do të ndërmarrë veprimet që i konsideron të nevojshme për të ndihmuar vendin e sulmuar.