Botë

Rrëzohet nga stuhia pema ikonë në Sierra Leone

Një pemë e lartë pambuku e cila ka qëndruar për qindra vjet në kryeqytetin e Sierra Leones, Freetown, është rrëzuar nga një stuhi e fortë.

Presidenti Julius Maada Bio tha se pema ra pas një shiu të mërkurën mbrëma. Ai e përshkroi atë si “një humbje të madhe për kombin”,

Ai tha se pema ishte një simbol i lirisë për kolonët e hershëm. Kjo pemë ka qenë edhe në kartëmonedhat e Sierra Leones.

Por disa të krishterë iu gëzuan rrëzimit të saj, pasi thanë se ishte përdorur për magji.

Një stuhi e madhe e shiut një javë më parë shkaktoi dëmtimin e degëve të saj, por mendohej se do të mbijetonte. Megjithatë një stuhi tjetër të mërkurën, e rrëzoi tërësisht atë.

Horizonti i qytetit ka ndryshuar në mënyrë dramatike.

Pema e pambukut thuhej se ishte më e vjetra e këtij lloji në vend.

Presidenti Julius Maada Bio dhe zyrtarët e tjerë pritet ta vizitojnë vendin se ku u rrëzua pema.

“Ne do të kemi diçka në të njëjtin vend që dëshmon për vendin e madh të Pemës së Pambukut në historinë tonë”, ka thënë ai.

Trungu dhe rrënjët mbeten në vend, duke sugjeruar që fidanët e reja mund të rriten në një pemë të re.