Botë

Rrëzohet një helikopter në Indi, shtatë të vdekur

Indi

Foto: Associated Press

Të shtatë personat në një helikopter në Indinë veriore kanë mbetur të vdekur herët të dielën kur ai u rrëzua ndërsa transportonte pasagjerë në një rrugë të njohur pelegrinazhi hindu në shtetin himalajan të Uttarakhand, kanë thënë zyrtarët.

Qeveria e Uttarakhand ka urdhëruar që shërbimet e helikopterëve në Luginën e Kedarnath të pezullohen deri të hënën për shkak të motit të keq, raporton Reuters.

Ka pasur tre ulje emergjente dhe dy rrëzime helikopterësh në të njëjtën rrugë gjatë në muajt e fundit, sipas autoriteteve, të cilat kanë urdhëruar një hetim për shkakun e rrëzimit.

Autoritetet do të shqyrtojnë gjithashtu pilotët dhe operatorët e helikopterëve duke thënë se "vetëm ata pilotë që kanë përvojë të gjatë në fluturimin e helikopterëve në rajonet e larta të Himalajeve do të lejohen”.

Shërbimi i helikopterëve për pelegrinazhin do të rifillojë vetëm pas një takimi me të gjithë operatorët e helikopterëve.

Qindra mijëra njerëz vizitojnë malet Himalaje të Uttarakhand çdo vit, të tërhequr nga besimi se hyjni të tilla si Zoti Shiva dhe Zoti Vishnu banojnë aty.