Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i ka thënë Kongresit se Irani ka "rënë dakord të negociojë aspekte të programit të tij bërthamor".
I shtyrë nga demokratët dhe republikanët për statusin e negociatave me Teheranin, Rubio është përpjekur të paraqesë një pikëpamje më optimiste mbi progresin që Uashingtoni ka bërë me regjimin iranian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ata kanë rënë dakord të negociojnë aspekte të programit të tyre bërthamor që vetëm një muaj më parë, vetëm një vit më parë, ata refuzonin edhe t'i përmendnin", ka thënë Rubio.
Por ai ka shtuar se kjo "nuk është një garanci se në fund të fundit do të çojë në një marrëveshje që është e pranueshme" nga Kongresi.
Ai ka thënë se këto negociata janë bërë të vështira nga paqëndrueshmëria e udhëheqjes së Iranit.
Irani ka thënë të hënën se po pezullonte bisedimet me SHBA-në për shkak të intensifikimit të luftimeve izraelite në Liban.
Mirëpo më pas, presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se kishte biseduar me Netanyahun dhe se trupat izraelite nuk do të hynin në Bejrut, siç kishte urdhëruar kryeministri izraelit.