Portali rus pro-Kremlinit “Vzglyad” ka publikuar një listë të “qeverive armiqësore” të Rusisë, me shtetet që raporton se e kundërshtojnë haptazi Rusinë dhe që i qëndrojnë kundër për shkak të rrethanave politike.
Në vendin e parë si më armiqësorja është konsideruar Britania, për shkak të sanksioneve mbi kompanitë e naftës ruse, por edhe për shkak se Britania publikisht ka kërkuar shumë herë furnizimin me armë të Kievit.
Gjermania dhe Franca janë renditur në vendin e dytë. Sipas portalit prorus, të dyja shtetet evropiane i kanë ofruar ndihmë financiare Ukrainës vazhdimisht. Në vendin e tretë, janë renditur Holanda dhe Estonia së bashku.
E, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë renditur në pozitën e katërt si armiqësore ndaj Rusisë. Portali rus pretendon se ky pozicion i SHBA-së në këtë rast ka ardhur për shkak të suspendimit të përkohshëm të ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Në numrin pesë janë vendosur Danimarka, Italia, Kanada, Lituania, Polonia, Finlanda dhe Suedia.
Në të gjashtin ka vendosur Norvegjinë dhe Belgjikën, e në vendin e shtatë Kroacia me Spanjën dhe Greqinë.
Portugalia e Sllovenia të tetat, e Hungaria e Luksemburgu të nëntat. Ndërkaq, në vendin e dhjetë janë futur Austria, Bullgaria, Irlanda, Malta, Zelanda e Re dhe Rumania.
Sipas këtij portali, në shtetet më pak armiqësore hyn Shqipëria ndër të tjera.
Kosova nuk është përfshirë në këtë listë. Rusia, aleatja më e fuqishme e Serbisë, e kundërshton fuqishëm pavarësinë e Kosovës.