Një gjykatë në Moskë e ka dënuar një shtetas amerikan me 15 vjet burgim për spiunazh.
Gene Spector, i cili ka lindur në Rusi por më vonë kishte shkuar në SHBA dhe e mori shtetësinë, ishte dënuar më parë me katër vjet burgim në Rusi për ryshfet, raportoi CNN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi u dënua me 13 vjet burgim për spiunazh e dy për ryshfet, që bashkë i bënë 15 vjet dënim.
Sipas mediave ruse, Spector ishte drejtor i bordit të Grupit Medpolymerprom, që merret me ilaçe për kancerin.
Spector është një prej shtetasve amerikanë që janë dënuar me burgim në Rusi këtë vit.
Në tetor, një 72-vjeçar u dënua me gati shtatë vjet burgim me pretendimin se luftoi në Ukrainës. Robert Woodland u dënua me 12 vjet e gjashtë muaj për akuza që lidheshin me drogë. Në korrik, gazetari Evan Gershkovich u dënua me 16 vjet pasi u akuzua se spiunoi për CIA-n.